Aksioni i pastrimit vazhdon sot në Prishtinë
Prishtinë, 1 nëntor - Let’s Do It Kosova së bashku me Ambasadën e Suedisë organizojnë sot një aksion pastrimi në Prishtinë.
Aksioni do të realizohet rreth hapësirave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfundon me pastrimin e hapësirave përreth stadiumit të Prishtinës “Fadil Vokrri”.
Aksioni do të realizohet në formën e “Plogging”, trendi më i ri suedez, që nënkupton vrapim dhe mbledhje e mbeturinave në të njëjtën kohë.
Në këtë event do të marrin pjesë: Stafi i Ambasadës Suedeze, Let's Do It Kosova, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe disa nga futbollistët e Klubit të Prishtinës, si dhe tifozë.