22 Dhjetor 2024

AKR: Qeveria po e injoron bujqësinë

Prishtinë, 21 prill - Drejtuesit e Aleancës Kosova e Re (AKR) kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se po injorojnë kërkesat e Federatës së Bujqve të Kosovës (FBK), ndërsa kanë bërë të ditur se do të kërkojnë interpelancë për ministrin e Bujqësisë si dhe një takim të Federatës së Bujqve me Komisionin për Bujqësi në parlament.

Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media të mërkurën, ka thënë se AKR-ja i quan legjitime kërkesat e bujqve, të shprehura në protestën e 12 prillit, ndërsa ka kritikuar qeverinë se ende nuk ka filluar dialogun me Federatën e Bujqve edhe pse afati i dhënë nga bujqit është 20 ditësh.

“Në shumicën e drejtorive nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë, të cilën do të korrespondonte në përmirësimin e gjendjes faktike nëpër komunat e Kosovës, por gjithmonë bëhen intervenime ad-hoc, sidomos në rastin e subvencioneve ku jepen subvencione qoftë për kokë dele ose kokë lope siç ka ndodhur në Kosovë pa asnjë plan dhe pa asnjë strategji. Është shumë serioze dhe shqetësuese situata e transformimit të tokës bujqësore dhe kalimit prej tokës bujqësore në tokë ndërtimore pa një plan dhe pa një strategji”, ka thënë Kusari-Lila.

Nga ana tjetër, Arta Haxhaj udhëheqëse e Departamentit të Bujqësisë dhe Mjedisit pranë AKR-së, ka thënë se sipas një vlerësimi që është bërë del se në 35 komuna, 19 prej tyre nuk ka drejtori apo departament të bujqësisë.
AKR ka dhënë edhe rekomandime për sektorin e bujqësisë si qasja më serioze e qeverisë në zhvillimin e bujqësisë, krijimi i agro instituteve, të cilat do të siguroheshin për kualitetin dhe cilësinë e prodhimeve bujqësore që dalin nga fermerët.

Subvencioni nga qeveria për kokë dele ka qënë nga 10 euro që sipas AKR-se  nuk i plotëson aspak nevojat për përmirësimin e kushteve të deles, po ashtu për kokë lopë ka qënë 50 euro. 

Tahir Tahiri thekson se nga subvencioni i qeverisë me pleh artificial kanë hyrë rreth 170 – 180 vagonë pleh artificial në Kosovë nga Serbia. Pas analizave nga një institut i licencuar, është konstatuar se prej sitjes së sasisë nga 50 kg, është konstatuar se 5 kg ose 10% e përbërjes se këtij plehu ka papastërti me diametra më të mëdha se 5mm. Këtë papastërti e përbejnë: gurët me dimensione deri në disa cm, copëza druri, copëza metalike, letra, filtër të cigareve, copëza të masave plastike etj.

Përzierja është shumë e dyshimtë dhe me këtë pjesëmarrje të materialeve të forta është e pamundur shpërndarja e mekanizuar, gjithashtu është e rrezikshme shpërndarja me dorë. Dyshohet edhe përbërja kimike e lëndës së parë, prandaj rekomandojmë që të analizohet edhe në pikëpamje të lëndëve toksike.

Rekomandohet që ky pleh të mos përdoret. Përbërja granulometrike, vetitë fizike kimike të këtij plehu tregojnë se përdorimi i tij është shumë i dëmshëm. Në Ministrinë e Bujqësisë janë ndarë 2.200.000 Euro nga të cilat as 40% nuk u janë dedikuar bujqve.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)