22 Dhjetor 2024

AKR, prioritet sektorin e bujqësisë

Prishtinë, 22 nëntor - Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe partnerët e saj të koalicionit parazgjedhor, shpalosën të hënën programin qeverisës për fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli fillimisht foli rreth krijimit të një strategjie nga institucionet e Kosovës, e cila do fuqizonte investimet në sektorin e Bujqësisë që konsiderohet shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Theks të veçantë Pacolli i dha funksionalizimit të aseteve bujqësore, krijimit të vendeve të reja të punës, stimulimit të konsumit të produkteve vendore, standardizimit të produkteve dhe rritjes së eksportit në vend.

Ai po ashtu i dha disa pika fokusimi për sektorët më të rëndësishëm ku hyjnë sektori i qumështit, sektori i mishit, prodhimet përcjellëse (lëkura, leshi, etj), pemëtaria, perimet, bletaria, herbet (bimët mjekuese, lulet, etj).

Pacolli ndër të tjera i kritikoi institucionet vendore rreth privatizimit i cili sipas tij e ka shkatërruar ekonominë kosovare.

“Të gjitha këto problem rrjedhin nga mosfunksionimi institucioneve, duke filluar nga privatizimi i cili e ka varfëruar ekonominë kosovare. Vendit i duhen edhe 20 vjet për t`i rikuperuar humbjet të cilat rrjedhin nga privatizimi në Kosovë.

Presidenti i AKR-së e përmendi edhe një fakt tjetër të rëndësishëm që është harxhimi i shumës prej 300.000 euro në baza të përditshme për import të qumështit.

Derisa prodhimi i qumështit do të mund të bëhej në Kosovë përmes një impianti me kapacitet të prodhimit prej 750,000 litra në ditë bashkë me nën-produktet, duke krijuar mijëra vendeve të reja pune (direkt dhe indirekt), me ç`rast do të bëhej sensibilizimi i blegtorisë, fermerëve, shfrytëzimi racional i tokave dhe barishteve, të cilat do të krijonin çmime më të favorshme për konsumatorë (deri në 30%).

Panelisti i dytë, prof.dr Xhavit Bytyqi fillimisht foli për shkaqet të cilat e kanë sjellë bujqësinë kosovare në një gjendje të mjerueshme.

Ai e përmendi shkatërrimin drastik në luftën e fundit në Kosovë të potencialit blegtorial në periudhën 1989-1999 në sektorin privat dhe shoqëror. Sipas të dhënave rezulton se shuma totale e dëmeve të shkaktuara në sektorin e blegtorisë është 388,553,864.00 euro.

Ndërsa gjendja momentale e bujqësisë kosovare sipas tij, karakterizohet me ferma të vogla, produktivitet të ulët dhe një shërbim këshillëdhënës të dobët kontribuon me afërsisht 7% të Bruto Prodhimit Shoqëror të Kosovës. 

Panelist i tretë ishte Dr. Daut Maloku nga Partia e të Gjelbërve i cili rëndësi të vecantë i dha bujqësisë ekologjike në Kosovë.

Ai foli fillimisht foli për një nga paragjykimet që ndërlidhej me të gjëlbërtit e që ishte se, mbrojtja e mjedisit vjen në kundërshtim me interesat e zhvillimit ekonomike rritjes së prodhimit shoqëror, ngritjes së standardit jetësor dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

“Eksperienca dhe njohuritë e teknologjive të reja  nga vendet e zhvilluara tregojnë të kundërtën. Kapitali gjithnjë e më shumë po orientohet në mbrojte të mjedisit dhe zhvillim ekonomik miqësor më mjedisin, në veçanti në fushën e energjisë dhe bujqësisë.”, theksoi ai.

Sipas tij, partnerizimi në mes të zhvillimit ekonomik mbrojtjes së mjedisit, veçmas në sektorin bujqësor, sjell një rritje të prodhimit, hapje të vendeve të shumta të punës më çmim minimal kushtues dhe rritje të standardit të qëndrueshëm dhe afatgjatë, e në realitet ky është zhvillimi i qëndrueshëm.

Më pas vazhdoi debati në mes të panelistëve dhe të ftuarve të cilët po ashtu i dhanë disa qëndrime rreth sektorit të bujqësisë të cilin e cilësuan si një ndër faktorët kyç të zhvillimit ekonomik në vend.


Rekomandimet
-    Për bujqësitë familjare ekzistuese do të sigurohet plasmani i qumështit
-   Për bujqit e ri do të ofrohen mundësi të sigurimit të lopëve përmes kredive të buta nga Banka Investive
-    Do të inkurajohen bashkëpunimi i bujqve (në krijimin e minifermave)
-    Bujqit obligohen të bëjnë sigurimin e lopëve dhe pajisjeve të punës
-    Në këtë proces do të sigurohen 16,000 vende të punës
-    Do të përkrahet ndërtimi i një impianti për prodhimin e 750,000 litra qumësht në ditë
-    Qumështi do të mblidhet nga 40,000 - 50,000 lopë
-    Impianti do të ndërtohet me përkrahjen e Bankës Investive
-    Në ndërtimin e impiantit mund të kontribuojnë edhe importuesit ekzistues të qumështit në forma të ndryshme
-    Impianti do të siguronte edhe mbledhjen e qumështit
-    Shitja do të bëhet në tregun vendor dhe rajonal
-    Do të jetë më i lirë se produktet e importuara
-    Do të ofrohen pika të shitjes me shumicë për nevoja të bizneseve të vogla (hotelierike, etj)
-    Nga ky proces do të krijohen (në mënyrë direkte dhe indirekte) 500 vende të reja pune.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)