24 Dhjetor 2024

AKP identifikoi dhe mori nën administrim rreth 1.310 hektar tokë në Shterpcë

Prishtinë, 8 mars -  Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se në vazhdën e angazhimeve dhe përkushtimit të saj për identifikimin dhe administrimin e aseteve në pronësi shoqërore, ka arritur të bëjë identifikimin e një sipërfaqe të madhe të pronave shoqërore në komunën e Shtërpces, ngastra këto të cilat deri më tani nuk figuronin në regjistrin e Agjencisë. 

Si rezultat i ngritjes së nivelit të bashkëpunimit profesional dhe ndër-institucional,  zyrtarët e AKP-së, konkretisht Zyra Rajonale e Prizrenit, në koordinim me Zyrën Kadastrale të Komunës së Shtërpces, kanë arritur që së fundmi të  identifikojnë prona shtesë të ndërmarrjes shoqërore NSH "Zadruga”, Shtërpce.

Pronat e identifikuara e të vendosura nën administrim të AKP-së kanë sipërfaqe prej 1,309 hektarë e 42 ari e 84 m2, janë të ndara në 133 ngastra dhe shtrihen në 5 zona Kadastrale.
 
Aktualisht, përfshirë këtu edhe këto ngastra të posa identifikuara, prona e NSH "Zadruga" arrin në total 896 ngastra me sipërfaqe prej gjithsej 5,847 hektarë 77 ari e 83m2.

Ky është një progres i jashtëzakonshëm i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në identifikimin e aseteve të reja në pronësi shoqërore, objektivë kjo me prioritet të lartë në Agjenci.

Vetëm vitin e shkuar, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka identifikuar dhe ka vënë nën administrim 36 asete të reja, që më herët nuk i kishim në regjistër të Agjencisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)