AKP anulon shitjen e tokave shoqërore
Prishtinë, 14 nëntor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka bërë të ditur se me të kuptuar lajmin se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marrë një vendim lidhur me ndalimin e privatizimit të tokave shoqërore për një periudhë një-vjeçare me qëllim të akomodimit të nevojave të institucioneve qendrore për promovimin e investimeve strategjike, Bordi i Drejtorëve të AKP-së ka vendosur që të anuloj publikimin e Shitjes së Aseteve 38A.
Kjo shitje sipas AKP-se ishte paraparë të publikohet me datë 11 Nëntor 2017.
Sido që të jetë, meqenëse procedurat për valën e shitjes së aseteve 37, e aprovuar nga Bordi me date 21 Gusht 2017, dhe valën e shitjes se aseteve 38 e aprovuar nga Bordi me date 1 Nëntor 2017, janë përfunduar, Agjencia njofton publikun se do të vazhdohet me procesin e rregullt të shitjes së këtyre aseteve sipas kalendarit tashmë të publikuar më herët për këto valë.
AKP thekson se do të koordinohet edhe me ngushte me Qeverinë e Kosovës për inicimin e valëve te reja te shitjes se aseteve.