AKB inkurajon mbështetjen prej 53 milion euro për Bujqësinë e Kosovës
Prishtinë, 25 qershor - Një delegacion i bizneseve i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve u pritën nga Besian Mustafa, Ministër i MBPZHR, ku diskutuan për mundësit e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të mbështetjes të bujqëve vendor.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se Bujqësia është një sektor i zhvilluar tradicionalisht në vend, por ka pasur mungesë të vazhdueshme të mbështetjes dhe lajmi që Ministria e Juaj do ti ofroj dy programe: të subvnecionimit dhe granteve është lajm i mirë për gjithë Kosovën për të inkurajuar fermeret e sektorëve të ndryshëm për të punuar tokën dhe për të nxjerr produktet e tyre vendore si për konsum të brendshëm por edhe për export.
AKB ka shumë anëtarë të vet të cilët merren me kultura të ndryshme bujqësore, ku i fton të gjitha bizneset të aplikojn pas mesit të muajit Korrik në këtë Ministri- MBPZHR për të marë mbështejen e merituar.
Besian Mustafa, Ministër i MBPZHR, së pari falënderoi AKB për mbështetjen që i ka dhënë ekonomisë kosovare, me theks të veçantë prodhimit vendor dhe agrobiznesit .
"Ne do te jemi në mbështetje të gjithë bizneseve që merrren me kultura të ndryshme bujqësore dhe ju garantojm se të gjitha aplikacionet do të shqyrtohen në mënyrë profesionale dhe transparente për të gjithë aplikuesit e Kosovës".
"Jemi për bashkëpunim edhe si Ministri por edhe si Qeveri që ta mbështesim ekonominë vendore dhe ta luftojm bashkarisht parregullësit eventuale gjatë procesit të aplikimit, ka theksuar Mustafa.