AgroSystem i ndihmon fermerët
Prishtinë 3 mars - Kompania AgroSystem, e cila merret kryesisht me lëmin e agrobiznesit, ka hapur degën e re të operimit AgroSystem Project and consulting.
Asllan Fetahaj, drejtor gjeneral i kompanisë AgroSystem, me nismën e të cilit është hapur kjo degë, ka thënë se këtë vendim e ka marrë në bashkëpunim me mr. sc. Gazmir Shoshin për tiu ardhur në ndihmë të gjithë fermerëve të Republikës së Kosovës.
Kompania ime ka marrë vendim për hapjen e degës AgroSystem Project and consulting me qëllim të ardhjes në ndihmë fermerëve aktualë dhe të rinjve në të ardhmen. Në degën e re tashmë janë të punësuar ekspertë të lëmenjve të ndryshëm bujqësorë, të cilët do të ofrojnë këshilla për projekte bujqësore, këshilla rreth kultivimit dhe mirëmbajtjeve të produkteve të ndryshme bujqësore.
Ekspertët janë të kualifikuar edhe për përgatitjen e projekteve dhe biznesplaneve bujqësore për fermerët, të cilët duan të aplikojnë për grande të ndryshme bujqësore, ka thënë Asllan Fetahaj, drejtor gjeneral i kompanisë AgroSystem.
Historiku dhe punët e kompanisë
Drejtori gjeneral i kompanisë AgroSystem, Asllan Fetahaj, ka bërë me dije se kjo kompani është themeluar si një biznes i vogël në fillim të vitit 2009.
Kompaninë e kam themeluar si biznes të vogël në vitin 2009, por me punë dhe përkushtim maksimal timin, të stafit dhe të punëtorëve, ia kemi dalë ta rrisim. Kryesisht jemi marrë me aktivitete në lëmin e agrobiznesit, duke filluar nga shitja dhe montimi i sistemit mbrojtës kundër breshrit, i importuar nga fabrika italiane FRUTOP.
Këtë sistem, i cili ka jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri të lartë, e monton stafi profesional i AgroSystem-it. Përparësitë e këtij sistemi janë se ofrojnë mbrojte nga temperatura (mbrojtja nga rrezatimi ekstrem diellor dhe parandalimi i djegieve të frutave nga dielli), mbrojtje nga era (parandalimin e rënieve të frutave) dhe mbrojtja nga zogjtë (parandalimi i dëmeve nga zogjtë), ka deklaruar Fetahaj, duke shtuar se kompania e vet merret edhe me shitjen dhe rregullim e infrastrukturës komplete të pemishteve.
Merremi edhe me shitjen e të gjitha llojeve të fidanëve të pemëve dhe fidanëve të arrave të shartuara, të cilat prodhohen nga N.P.SH. FIDANISHTJA, me pronar ing. Rexhep Shoshin. Po ashtu, merremi edhe me shitjen e fidanëve KNIP dhe me shitjen e fidanëve të arrave të shartuara, të cilat i importojmë.\"
\"Kompania ime e bën edhe rregullimin e infrastrukturës komplete nga fillimi në mbarim me të gjitha pajisjet përcjellëse të një pemishteje moderne. Si kompani e marrim përsipër mirëmbajtjen e pemishteve gjatë vegjetacionit (plehërimi, spërkatja) dhe krasitjen e pemëve, ka bërë me dije Fetahaj.
Ai ka treguar se si kompani janë të specializuar edhe për shitjen dhe montimin e rrethojave të ndryshme. AgroSystem është e specializuar për shitjen dhe montimin e rrethojave të ndryshme si dhe për rregullimin e të gjitha llojeve të parqeve, ka theksuar ai.
Fetahaj ka thënë se misione të kompanisë së tij janë është përpikëria, suksesi dhe cilësia e lartë në punët që bëjnë, ndërsa vizioni i saj është ofrimi i këshillave për të gjithë fermerët.
Misioni i kompanisë sonë është të jemi gjithmonë të përpiktë, të kemi sukses dhe të ofrojmë cilësi të lartë në punët të cilat i kryejmë. Ndërsa vizioni ynë është ti këshillojmë fermerët se si të punojnë dhe të kenë qasje më të lehtë në tregun vendës dhe atë ndërkombëtar, është shprehur Fetahaj.