22 Dhjetor 2024

Agrobiznesi bartës i zhvillimit ekonomik të vendit

Prishtinë, 7  korrik - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerant Stavileci dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu gjatë vizitës Kompanisë Pestova, në fshatin Pestovë të Komunës  së Vushtrrisë kanë vlerësuar se kjo kompani dhe shumë agrobiznese tjera do të jenë bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik në vendin tonë.
 
“Puna e tyre, angazhimi i tyre, kontributi të cilin ata e japin në formë të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendin tonë, në zbutjen e papunësisë dhe në rritjen e mirëqenies sociale, sidomos për banorët e zonave rurale është shumë i madh”, tha ministri Stavileci.
 
Ai vlerësoi se duke pas parasysh se konsumi vjetor për kokë banori me patate vlerësohet të jetë rreth 40 kg  dhe se me këtë kulturë mbillen deri më 8.000 hektar me rendimentin mesatar prej 30-40 tonë për hektarë në sipërfaqet që janë nën ujitje Kosova jo vetëm që i plotëson kërkesat e tregut të brendshëm, ka kapacitete të mjaftueshme edhe për të eksportuar.
 
Kryetari i Odës me këtë rast Kompanisë Pestova ia ndau një mirënjohje të OEK-ut për rezultatet e arritura.
 
“E tërë kjo nuk do të kishte efektin e vet pa një vullnet dhe pa një angazhim te pafund te familjes Kasumi dhe ne emër te OEK-ut për hir te asaj qe arrin ta ketë një eksport pothuajse 2milion e gjysme euro  brenda vitit, për hir se punëson me se 100 punëtor, qe ka me se 300 hektar te mbjell me kultura te ndryshme te patateve, për hir te asaj qe është duke realizuar transferimin e teknologjisë dhe metodat me te avancuara ne kultivimin e kësaj kulture dhe për shume arsye te tjera ,ne emër te OEK-ut kemi ardhur sot këtu qe ne prani te ministrit ne prani te kryetarit te Komunës mediave t’i ndajmë ketë mirënjohje”, tha kryetari Gërxhaliu.
 
Bajram Mulaku,  kryetar i Komunës se Vushtrrisë tha se mirënjohja e  OEK-ut shkon te ata që e meritojnë.
 
Pronari i Kompanisë Pestova, Bedri Kasumi duke u falënderuar për mirënjohjen e ndarë nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se kjo është edhe një kurajo për të shkuar përpara.
 
“U folën fjale te mira për Pestovën. Dua të them se kjo mirënjohje i takon te gjithë fermerëve tanë e pse jo edhe institucionet nga niveli qendror e deri te ai lokal prej të cilëve kemi pas mbështetjen maksimale dhe sigurisht se do ta kemi edhe ne te ardhmen”, tha pronari i Pestovës 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)