25 Dhjetor 2024

Agrobizneset vendore, po gjejnë përkrahjen e MBPZhR-së

Prishtinë, 18 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, të cilin e ka njoftuar me programet mbështetëse të këtij viti, përmes të cilave ai tha se kanë gjetur përkrahje edhe shumë agrobiznese vendore.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, tha se përmes masave të shumta përkrahëse agrobizneset vendore po arrijnë të zgjerojnë veprimtaritë e tyre prodhuese dhe përpunuese, gjë që po ndikon edhe në rritjen e prodhimit bujqësor në vend e bashkë me këtë edhe në ndryshimin e bilancit tregtar.

Ministri Krasniqi po ashtu është shprehur i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit me komunitetin e  biznesit, me qëllim të përfshirjes së tyre sa më të madhe në hartimin e politikave bujqësore, duke ndikuar kështu edhe në ngritjen e efikasitetit dhe transparencës në këtë sektor.

Ministri Krasniqi, tha se odat ekonomike janë partner i rëndësishëm në adresimin e sfidave dhe po ashtu në promovimin sa më të madh të prodhimtarisë vendore, si në Kosovë ashtu edhe në vende të ndryshme të botës.

Në anën tjetër, kryetari i OEAK-ut, Arian Zeka, tha se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me MBPZHR-në në mënyrë që të ndikojnë në zhvillimin e mëtejmë të agrobizneseve vendore. Në këtë mënyrë, ai tha se këto agrobiznese do të arrijnë të jenë konkurrente në rajon e më gjerë.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, përmes granteve investive, edhe sivjet ka përkrahur rritjen dhe zhvillimin e agrobizneseve vendore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)