29 Prill 2024

“Agro Serra” shembull i mirë i investimit në bujqësi

Prishtinë, 6 shkurt - Në kuadër të vizitave prodhuesve vendor në Komunën e Mitrovicës, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu me bashkëpunëtorë, ka vizituar Kompaninë  “ Agro Serra”, në paralagjen Shipol të kësaj komune. Ata janë pritur nga pronari i “Agro Serra”, Gani Hajzeri, i cili i njoftoj mysafirët me historikun e kompanisë së tij, dhe punën që bëhet aktualisht.

“Agro Serra” është një kompani e cila ka filluar punën në vitin 1993 me prodhimin e fidanëve për kultivim në ambiente të mbrojtura (serra), në një sipërfaqe vërtet të vogël prej vetëm 32 metra. Por, sipërfaqet e serrës u rriten me shpejtësi, kështu që në vitin 1998 kishte një sipërfaqe prej 1.600 metra, me kapacitet prodhimi të afër 60.000 fidanë të specit, domates dhe trangullit”, tha Hajzeri.

Sipas tij, rregullisht në serrë punojnë dhjetë persona, ndërkaq gjatë sezonit punësohen dhe punëtorë të tjerë, numri i të cilëve ndryshon, varësisht nga puna që bëhet.

Mysafirët patën rastin të shohin në serrë fidanët e luleve të llojllojshme, të cilët sapo kishin mbirë, e që sipas Hajzerit, fillojnë të shiten nga 15–20 prilli, pastaj sallatat të cilat kishin nis të rriten, ndërkaq për tërë procesin e kultivimit të sallatave të llojeve të ndryshme, ata janë informuar nga Drilon Hajzeri.

Ndonëse kompania ka filluar punën në kultivimin  këtyre fidanëve me punë dore,  tani  “Agro Serra”, me ndihmën e USAID-it,  tani posedon aparaturë të standardeve evropiane, për kultivimin, pastrimin dhe paketimin për treg të sallatave të ndryshme.

“Me prodhimet tona të perimeve i furnizojmë kryesisht objektet hoteliere brenda Kosovës, ndërkaq me lule të llojeve të ndryshme furnizojmë edhe kompanitë e mëdha, por ka edhe kërkesa individuale, si për perime, ashtu edhe për lule”, theksoj Hajzeri.

Drejtori Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij, u shprehen të kënaqur me punën që bëhet në këtë kompani, duke shpreh gatishmëri për tu dalë në ndihmë prodhuesve vendorë, pra edhe kompanisë  “Agro Serra”, brenda mundësive që ka komuna.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)