25 Dhjetor 2024

Agani: Nuk do të tolerojmë prerjen e drunjve brenda parqeve kombëtare

Prishtinë, 13 nëntor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazin, me të cilin diskutuan për problemet me të cilat po ballafaqohet kjo komunë.

Ministri Agani edhe njëherë shprehu përkushtimin e tij për të gjetur zgjidhje për problemet të cilat preokopojnë kryetarin Ilazi.

Ndërsa, kryetari i Kaçanikut, shprehu falenderimin dhe mirënjohjen për ministrin Agani, duke vlerësuar lart anagazhimin e tij për realizimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë.

Kryetari Ilazi, ndër të tjera shprehu shqetësimin e tij lidhur me prerjen e drunjve brenda Parkut Kombëtar Sharri, duke vlerësuar se persona të pandërgjegjshëm po dëmtojnë në masë të madhe këtë park.

Ministri Agani, u zotua se do të marrë masa të menjëhershme për parandalimin e dëmtimit dhe shkatërrimit të pyjeve, e në vecanti atyre që janë në zonat e mbrojtura, duke përfshirë edhe parqet kombëtare.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)