22 Dhjetor 2024

Adem Sufaj nga fshati Demjan i Gjakovës u shpall fermerë i vitit

Prishtinë, 23 shkurt - Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatën e Përpunuesve të Qumështit e te sponzoruar nga Devolli Group sot bën përzgjedhjen e fermerit më të mirë të vitit.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me këtë rast theksoi se Kompania Devolli bën një fillim te mbare dhe një model se si  te bashkëpunohet me fermer dhe si të përkrahen ata.

“Kur flitet për kompaninë DEVOLLI është kompani me të cilën mburret Kosova me mbi 400 te punësuar, me qindra miliona investime, me vizion për zgjerim dhe me siguri është një nder kontribuuesit me te mëdhenj ne buxhetin e Kosovës. Është kontribuuesi me i madh ne krijimin e vendeve te reja te punës, është kontribuuesi me i madh ne promovimi te vlerave  përmes produkteve te shumta te prodhuara ne kompaninë DEVOLLI prandaj nje pune e tille, një përkushtim i tille i djemve të  Ibrahim Devollit e benë atë të pa vdekur” .

Ai theksoi se kur ne Kosove shëtitën raporte qe janë pjese e luftës speciale ndaj Kosovës kinse për token e helmuar te Kosovës kjo ngjarje dëshmon se toka e Kosovës është e bekuar me pune e juaj me djersen e juaj dhe me angazhimin tuaj permanent ju jeni dëshmia me e mire qe këto raporte tendencioze nuk kane baze nuk kane qellim te mire.

Zëvendës ministrja Mimoza Kusari –Lila theksoi se luftërat  speciale te cilat bëhen kundër Kosovës fatkeqësisht gjejnë atmosferë apo ambient te përshtatshëm ne disa mediume te caktuara tek ne dhe me arsyetimin e këtyre mediumeve dhe me arsyetimin e prezantimit te këtyre raporteve thuhet qe është mire te din qytetaret se fare konsumojnë dhe ne  çfarë ambienti jetojnë .

“Jam shume e vetëdijshme qe ambienti ne Kosove ka nevoje për përmirësim por gjithashtu jam e vetëdijshme se një propagandë e tille shkon përtej te vërtetës, shkon te synimi dhe qëllimi për te cenuar një te drejt dhe për te cenuar një siguri nacionale prandaj ne te përkushtuar dhe me gjithë kapacitetin institucional te cilin e kemi ju themi se raporte te tilla duhet te mbaj jo vetme përgjegjësi institucionale por edhe përgjegjësi ligjore për shkak se te cenosh te drejtën e një ekonomie te tere ne një mënyrë aq te vrazhdë është shume e rende për te gjithë ata qe kane dyshime për produktet kosovare”

Kusari Lila tha se dëshiron të përcjellim mesazhin se Qeveria e Republikës se Kosovës”  është pran jush si dhe beson fuqishëm jo vetëm ne atë qe e keni por edhe ne atë ku do te shkoni dhe do te jete mbështetëse e juaji”.

“E shohim këtë sektor  si një nder sektorët me vital te shoqërisë kosovare, te ekonomisë kosovare i cili ka kapacitete edhe me te mëdha për rritje. Ne jemi këtu për t’ ju dhënë atë mbështetje duke filluar prej asaj morale, te ajo institucionale dhe me tutje edhe tek reformat e shumta te cilat janë duke zënë vend ne shoqërinë dhe ne politikat e Qeverise se Republikës se Kosovës”, tha zëvendës kryeministrja Kusari Lila.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci theksoi se me planet e Qeverisë dhe Ministrisë të cilën e udhëheq është paraparë rritja e përkrahjes dhe investimet  për ketë sektor.

“Po sado qe ne ato i rrisim gjithmonë ato duhet te shihen ne atë fotografinë e përgjithshme edhe te politikave te tjera sepse edhe juve edhe neve na nevojitet me shume infrastrukture, energji me e qëndrueshme, politika fiskale me te qëndrueshme. Në anën tjetër edhe ato produkte që i prodhojnë duhet të përcillen me elemente sa më të larta të cilësisë dhe sigurisë, sidomos për t’ju dhënë kundërpërgjigje po e them këtyre mjegullnajave te  ditëve te fundit”, tha ministri Stavileci.

Ne fund te manifestimit komisioni vlerësues shpërblimin e pare ia ndau Adem Sufaj, nga fshati Demjan i Komunës së Gjakovës dhe e shpërbleu me një mëshqerre.

Shpërblimi i dyte iu nda Brahim Bricori fshati Rashiq, komuna e Pejës i cili fitoi një frizë prej 1.200 litrash. Shpërblimi i tretë iu nda Beqir Ukaj-fshati Dyz, Komuna e Podujevës  shpërblehet me 400 euro. Shpërblimin i katërt iu nda Florim Shalës nga Juniku, ndërsa shpërblimi i pestë Nazim Berishës, nga Rogova e Gjakovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)