22 Dhjetor 2024

AAK, Qeveria të mos diskriminoj bujqësinë

Prishtinë, 10 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po i përcjellë me shqetësim protestat dhe pakënaqësitë e vazhdueshme të fermerëve të vendit, në raport me politikat e gabueshme, jo të drejta dhe diskriminuese të qeverisë ndaj sektorit bujqësor.

Protestat dhe pakënaqësitë e fermerëve, për AAK-në janë të kuptueshme. Qeveria e Kosovës është duke e injoruar dhe nënçmuar në vazhdimësi bujqësinë, qoftë me politikat e saj, qoftë me emërimet udhëheqëse në këtë dikaster qeveritar.

\"AAK ka vizion, strategji dhe politika për rimëkëmbjen e bujqësisë, dhe duke e konsideruar këtë resor forcë shtytëse për ekonominë e vendit, e vlerëson si të domosdoshme një reformë të thellë në mbështetje të zonave rurale\", thuhet ne njoftimin e AAK-se.

AAK fton Qeverinë e Kosovës që sa më shpejtë të ndërhyjë në korrigjimin e politikave bujqësore, t’i stimulojë fermerët vendorë dhe të ndërtojë strategji konkrete për zhvillimin e bujqësisë në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)