AAK prezentoi projektin për bujëqësinë
Prishtinë, 28 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) konsideron se Kosova nuk mund të ketë të ardhme të qëndrueshme pa një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
AAK e vlereson Bujqësine si një ndër veprimtaritë me të rëndësishme ekonomike të vendit, u tha në konferencën e sotme për media, ku prezentuan kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe koordinatori për zhvillim ekonomik dhe punësim i AAK-së, deputeti Ramiz Kelmendi.
AAK vlerëson se bujqësia ka kapacitete dhe potencial të mjaftueshëm për të ofruar produkte për konsum të brendshëm, duke ndërlidhur kështu secilin segment të bujqësisë, dhe duke ofruar bazat e zhvillimit të qëndrueshëm, ne do të angazhohemi për zhvillimin e bujqësisë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit në Kosovë, tha kryetari Haradinaj, duke i dhënë mbështetje të plotë projektit të deputetit Kelmendi në projektin e tij Bujëqësia në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit në Kosovë.
Ndërkohë, në prezentimin e tij, ideatori i projektit dhe deputetit Ramiz Kelmendi, elaboroi këtë projekt, me të cilin, siç tha ai, AAK synon të ofrojë kapacitete të plota planifikuese, që nderlidhen me inicimin dhe zbatimin e politikave në të mirë të zhvillimit të bujqësisë, duke e bërë ndërlidhjen e prodhimit me tregun.
Kelemendi po ashtu tha se AAK synon të ofrojë nxitjen dhe mbështetjen e nevojshme nga niveli qeverises, për investime në këtë sector, duke siguruar kështu një sukeses dhe arritje të nivelit konkurues në rajon dhe më gjerë, me prodhime bujqësore.
Deputeti Ramiz Kelmendi bëri gjithashtu publike analizën e bazuar mbi gjendjen faktike dhe statistikat dhe duke marrë shembuj të modelimit mbi produktet bujqësore.