23 Dhjetor 2024

AAK do të angazhohet të hiqet TVSH për prodhuesit e qumështit

Istog, 5 qershor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj qëndroj në Istog ku u takua me strukturat e partisë, me ç’rast vizituan fabrikën e  qumështit ‘’VITA’’ në Istog.

Haradinaj, është shprehur shumë i kënaqur me këtë kompani duke thënë se nëse vazhdohet të prodhohet në nivel kaq të madh, vetvetiu rritet numri i të punësuarve, numri i atyre që kyçen si fermerë dhe prodhuesit e qumështit.

“Sikurse e dimë dobia nga prodhimi është i madh sepse gjithçka rreth kësaj ekonomie ndodh në vend dhe vetë vetiu rritet numri i të punësuarve, rritet numri i atyre që kyçen duke e pasur parasysh fermerët, prodhuesit e qumështit."

"Ekonomia është pjesa kyçe e interesimit të politikëbërjes së qeverisë, ne dëshirojmë me pa procesin e punës por edhe me pa nga afër se si duhet mu sillë qeverisja, politika po edhe njerëzit e vendit ndaj ekonomisë dhe prodhuesve vendorë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, kandidatja për kryetare të Istogut, Donika Kadaj Bujupi, ka premtuar se AAK-ja do të angazhohet në Kuvend dhe në të gjitha nivelet që ta plotësoj kërkesën e prodhuesve të qumështit që të hiqet TVSH-ja.

Sipas saj, nëse largohet TVSH-ja, do të ketë më shumë fitim për kompanitë dhe më shumë vende të reja pune.

“Kërkesa për heqjen e TVSH-së, është një kërkesë e kamotshme e gjithë atyre prodhuesve të qumështit dhe angazhimi jonë në parlament por edhe në nivele të tjera do të jetë që të përkrahim këtë kërkesë shumë legjitime e cila përveç se do të ndihmojë jashtëzakonisht fabrikën dhe prodhimin këtu, do të ndihmoj tejmase edhe të gjithë ata individ fermer sidomos këtu të komunë së Istogut për faktin se grumbullohet qumështi nga këtu”, ka pohuar Kada-Bujupi.

Ndërkaq, drejtori i zhvillimit të Kompanisë”Vita”, Ernes Jusufi, ka thënë se ndihet i privilegjuar për vizitën që ua ka bërë Haradinaj dhe kandidatja për kryetare të Istogut, Kada-Bujupi



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)