85,000 antilopë ngordhin në Kazakistan
Astana, 22 maj - Ka arritur në 85,000 numri i antilopëve 'saiga' që kanë ngordhur ditëve të fundit në Kazakistan.
Ministria e Bujqësisë ka thënë se ngordhjet kanë ndodhur në tre rajone.
Shkaku i ngordhjeve është i paqartë, por autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një infeksion bakterial.
Kazakistani është mjedisi kryesor i antilopëve saiga, të cilat dallohen me sytë e tyre e mëdhenj.