23 Dhjetor 2024

5.8 milionë euro për 10582 kultivues të grurit

Prishtinë, 3 korrik - Rreth 5.8 milionë euro është vlera e subvencioneve që Ministria e Bujqësisë ka ndarë për 10582 kultivues të grurit të sivjetmë.

Nga sipërfaqja e përgjithshme e mbjellë me grurë prej 86,684 hektarë, janë subvencionuar 45,971 hektarë.

Ndërsa, të refuzuar për shkak të shpërputhjes së të dhënave të deklaruara në aplikacione, të cilat janë verifikuar në terren nga komisionet e Ministrisë së Bujqësisë janë gjithsej 1047 fermerë, me 7,653.71 hektarë grurë.

Përpos rritjes së subvencioneve për 25 për qind, në këtë vit është rritur edhe numri i përfituesve, ku sipas të dhënave, del se janë gjithsej 1741 fermerë me 8021 hektarë grurë, që janë subvencionuar më shumë se vitin e kaluar.

Krahas kësaj, për rreth 2 milionë euro është rritur edhe përkrahja financiare për sektorin e grurit në vitin 2013 dhe deri më tani subvencionet janë ekzekutuar për 9850 kultivues të grurit, ndërsa në proces të ekzekutimit është edhe lista e fundit prej 732 fermerëve.

Rritja e numrit të fermerëve përfitues dhe rritja e sipërfaqeve të subvencionuara, tregon se përkrahja institucionale ka ndikuar që fermerët të fillojnë ta kultivojnë grurin në sipërfaqe më të mëdha, për të qenë në përputhje me kriteret e pranueshme për subvencionim dhe njëherazi, tregon rritje të interesimit për t’u marrë me veprimtari bujqësore.

Në vitin 2012, Ministria e Bujqësisë ka subvencionuar 8841 kultivues të grurit, për gjithsej 37,950 hektarë, me rreth 3.8 milionë euro. Ndërsa, në vitin 2011 ka subvencionuar 8364 kultivues të grurit, për 32,069 hektarë grurë, me rreth 3.2 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)