51 pjestarë te FSK-së mbjellin 51 fidane në oborrin e Shkollës Fillore në Obiliq
Obiliq, 22 prill - Organizata Jo Qeveritare 'Projekti 5 Cent' organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite.
Kjo ngjarje do të organizohet sot në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët “Ibrahim Rugova”, në Obiliq.
Mbjellja e fidaneve do të bëhet nga 51 pjestarët e FSK-së.
Në këtë ngjarje, pjesëmarrës do të jenë Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani, Komandanti i FSK-së Rrahman Rama dhe Kryetari i Komunës se Obiliqit, Xhafer Gashi.
Ky projekt është mbështetur nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna e Obiliqit dhe implementohet nga OJQ Projekti 5 Cent - Jusuf Islami.