23 Dhjetor 2024

250 vreshtarë të Rahovecit përfitojnë nga qeveria

​Rahovec, 23 mars - Rreth 250 vreshtarë të Rahovecit dhe Suharekës do të përfitojnë nga mështetja e Qeverisë së Kosovës ndërsa gjysma e pagesave të para do të fillojë që nga muaji maj .

Kështu është shprehur sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës që iu bëri vreshtarëve të këtij lokaliteti .Sipas tij rritja do të jetë nga 500 në 1000 euro për çdo hektarë të kultivuar.

Kjo rritje e mbështetjes i ka gëzuar vreshatarët e këtushëm, të cilët e kanë  falënderuar kryeministrin Thaçi, duke potencuar se sipërfaqet me hardhi rrushi mund të rriten nga 3200 sa janë aktualisht, pasi që mbështetja institucionale ju jep siguri atyre se rrushi i tyre nuk do të mbetet i pa shitur.

Kryeministri Thaçi ka marrë pjesë simbolikisht në krasitjen e hardhisë së rrushit në një vreshtari në Rahovec dhe i ka përgëzuar vreshtarët për punën e mirë që po e bëjnë 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)