23 Dhjetor 2024

10 deponi pastrohen për një ditë

Skenderaj, 2 nëntor - Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot janë realizuar aksione pastrimi në Komunën e Skenderajt si dhe në Mushnikovë të Prizrenit.

Në aksionin e sotëm në Skenderaj u bashkuan qindra vullnetarë, ndërsa u pastruan pesë deponi ilegale të mbeturinave: Deponia në hyrje të Skenderajt, deponia te Tregu i Vjetër, deponia te lumi “Klina”, deponia e egër në Klinë të Poshtme si dhe deponia te “Përroi i Keq”.

Aktivitetin e sotëm në Skenderaj, vullnetarët e filluan duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Drejtori ekzekutiv i Let’s Do It, Luan Hasanaj ka thënë se Prekazi është udhërrëfyes për të gjithë ata që mundohen të bëjnë punë të mira për Kosovën.

“Është jashtëzakonisht kënaqësi të jemi në Drenicë, në Prekaz. Është problem të mos kemi emocione të shtuara e ndjenja për atdhedashuri sepse Prekazi është udhërrëfyes për të gjithë neve që mundohemi të bëjmë punë të mira në Kosovë. Në fakt do të duhej të ishte udhërrëfyes për të gjithë qytetarët e Skenderajt, për qytetarët e Kosovës. Ne e kemi obligim shtesë që për hir të dëshmorëve ta gëzojmë këtë që e kemi sot, të kujdesemi e ta ruajmë”, ka thënë Hasanaj.

Sipas tij, kujdes i veçantë duket t’i kushtohet pastërtisë në Prekaz, sepse imazhi i Kosovës pasqyrohet shumë nga ky vend.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Skenderajt, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, që të kujdesemi më shumë për mjedisin, ta mbajmë pastër vendin tonë, sepse për këtë vend njerëzit e kanë dhënë jetën dhe ne e kemi borxh e obligim që të kujdesemi”, shtoi ai.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u ka uruar mirëseardhje vullnetarëve që iu bashkuan aksionit të sotëm në këtë komunë.

“Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” ne sot do t’i pastrojmë tri deponi ilegale të mbeturinave nga qyteti jonë. U dëshiroj mirëseardhje dhe i falënderoj vullnetarët që kanë ardhur sot në Skenderaj. Aksioni “Ta pastrojmë Skenderajn” ka dy qëllime kryesore; pastrimin e rrugëve, shesheve, parqeve, dhe çdo hapësire tjetër publike, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve se ruajtja e ambientit është jetike për shëndetin njeriut.”, ka thënë Jashari.

Dhjetëra thasë me mbeturina u larguan sot edhe në Komunën e Prizrenit, ku deri në fund të ditës do të bëhet pastrimi i pesë deponive ilegale me eskavator.

Aksionit iu bashkuan përfaqësues nga komuna, nxënës të Shkollës fillore dhe e mesme e ulët “Mushnikova” si dhe vullnetarë të tjerë.

Banorët e këtij fshati u zotuan që do e mbajnë të pastërt vendin e tyre , i cili posedon një pasuri të rrallë natyrore.

Kompanitë “Uniteti”, “Ujësjellësi”, “Lirigzoni” dhe “Haxha”, kanë ndihmuar me makineritë e tyre në aksionet e Skenderajt, ndërsa në Prizren ka ndihmuar Kompania “Eurovia”.

Let’s Do It ju njofton se në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” po vazhdojnë aksionet e pastrimit dhe aktivitetet e tjera për vazhdimësinë e fushatës, e cila ka filluar më 15 shtator, ndërsa do të vazhdojë deri më 15 dhjetor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)