Zvicrra kërkon komision ndërkombëtar për akuzat e Martit
Bern, 2 shkurt - Komisioni për politikë të jashtme në Asamblenë Kombëtare të Zvicrës, përmes një mocioni i ka kërkuar qeverisë zvicerane në Bern të mbështesë hetimin e akuzave të Dik Martit për tregti organesh nga një Komision ndërkombëtar.
Vendimi është marrë unanimisht, njoftoi zyra për shtyp e Parlamentit zviceran.
Komisioni gjatë takimit me ministren e jashtme të Zvicrës Mishelin Kalmi-Rej ka biseduar mundësinë që Zvicra të angazhohet për hetim nga një Komision ndërkombëtar.