Zvicra, përgjigjet pasi të shprehet Marty
Bern, 12 janar - Botimi online i gazetës Tages Anzeiger në orët e mbrëmjes bën të ditur se Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Zvicrës dje dhe sot ka mbajtur mbledhje lidhur me raportin e Dick Martyt për Kosovën.
Edhe pas mbledhjeve të mbajtura të hënën dhe të martën, ky komision ende nuk ka pranuar të japë mendimin e tij lidhur me raportin e Martyt për Kosovën.
Ky komision ka vendosur që lidhur me këtë çështje do të deklarohet vetëm pasi ta ketë dëgjuar gojarisht Dick Martyn, gjegjësisht atëherë kur ai do tu përgjigjet në pyetjeve të anëtarëve të komisionit.