Zvicra lëshon qindra leje qëndrimi për tetë vende të Evropës
Bernë, 26 prill - Rreth 2 180 shtetas nga tetë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore mund të përfitojnë një leje qëndrimi B për të punuar në Zvicër deri në fund të muajit prill 2013, njoftoi sot qeveria zvicerane.
Kjo kuotë vjen pas vendimit të marrë nga qeveria zvicerane më 18 prill për të riaktivizuar klauzolën mbrojtëse kundrejt shteteve të BE-8: Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Republika Çeke.
Numri i lejeve të qëndrimit B do të jetë pra i kufizuar deri në 2 180 për periudhën nga 1 maj 2012 deri në fund të prillit 2013″, theksojnë autoritetet në një komunikatë.
Qeveria do të zhvillojë një analizë të situatës para fundit të muajit prill të vitit 2013 dhe do të vendosë nëse do të kufizojë numrin e lejeve të qëndrimit B të lëshuara për shtetasit nga këto vende edhe për një vit tjetër.
Në Zvicër, lejet e qëndrimit B u lëshohen personave, të cilët disponojnë një kontratë pune për një periudhë më tepër se një vit, apo për një kohë të pacaktuar.
Qëkur Zvicra futi lëvizjen krejtësisht të lirë të personave të shteteve të BE-8, më 1 maj 2011, 6 000 leje qëndrimi B janë lëshuar për punëtorët e tetë vendeve të Evropës Lindore.