Zvicra kufizon imigracionin nga vendet e BE-së
Televizioni zviceran njoftoi se 50,3 për qind e votuesve e mbështetën nismën Ndalni imigracionin masiv të propozuar nga Partia e Popullit, një parti e djathtë, e cila thotë se vendi nuk mund të përballojë 80 mijë imigrantë të rinj çdo vit.
Ky vendim do të thotë që qeveria zvicerane do të duhet të rinegociojë marrëveshje që lejojnë lëvizjen e lirë të njerëzve brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian.
Qytetarët zviceranë gjithashtu kanë patur mundësinë të udhëtojnë dhe të punojnë lirisht në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas propozimit të ri, Zvicrës do ti duhet të hartojë ligje që përcaktojnë kuota për numrin e imigrantëve evropianë, si dhe për të drejtën e tyre për tu bashkuar me familjet.
Nderkaq Bashkimi Evropian thotë se i vjen keq për referendumin në Zvicër, me të cilin frenohet emigracioni nga vendet e unionit.
Brukseli zyrtar thotë se do të analizojë se si ky votim do të ndikojë në raportet me Zvicrën.
Përderisa shteti neutral helvet nuk është anëtare e BE-së, politikat e saja të emigrimit bazohen në lëvizjen e lirë të qytetarëve në dhe nga BE-ja.
Ky rezultat i obligon qeverisë që të përkthej referendumin, që inicoi Partia e Popullit e krahut të djathtë, në ligj brenda një periudhe tre vjeçe.
Kjo njëherësh reflekton brengën në rritje në mesin e popullatës zvicerane, se emigracioni po shkatërron kulturën autoktone alpine, dhe se po i kontribuon në ngritjen e qirasë, transportin e ngarkuar dhe më shumë krime.
Të huajt përbëjnë rreth një të katërten e popullatës, që numëron 8 milion banorë