12 Janar 2025

Zvicra kufizon emigracionin edhe për evropianët

Bernë, 25 prill - Qeveria e Zvicrës nga muaji i ardhshëm planifikon që të kufizojë emigracionin nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Shteti helvet i cila nuk është anëtar i BE-së, tash një kohë ka vendosur prag për emigrantë nga tetë vende të Evropës Lindore, të cilat hynë në klubin evropian në vitin 2004.

Zvicra po ashtu ka rregulla të veçanta dhe shumë strikte, për anëtaret më të reja të BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë.

Qeveria zvicerane tha të mërkurën se tani do të vendos kufizime për lejet e qëndrimit të shtetasve të 17 vendeve tjera evropiane për “ta bërë emigracionin më të pranueshëm për shoqërinë”.

Viteve të fundit, partitë djathtiste që pretendojnë se “të huajt” po i marrin vendet e punës së zviceranëve, kanë fituar popullaritet.

Marrëveshje ndërmjet të Bashkimit Evropian dhe Zvicrës, i lejon kësaj të fundit që të kufizojë numrin e shtetasve evropian që mund të punojnë në shtetin helvet, nëse emigracioni rritet mbi një nivel të caktuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)