Zvicra bllokon pasurinë e Mubarakut
Bern, 14 shkurt - Ministria e punëve të jashtme e Zvicrës menjëherë pas largimit të Hosni Mubarakut, deklaroi se ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të Mobarakut dhe familjes së tij në këtë vend.
Në deklaratën e ministrisë së jashtme zvicerane thuhet se qëllimi me këtë veprim ka qenë ruajtja e pasurisë së popullit dhe shtetit të Egjiptit.
Dyshohet se Hosni Mubarak gjatë 30 viteve në pushtet ka grabitur rreth 70 miliardë dollarë pasuri nga shteti dhe populli.
Thuhet se edhe bashkëpunëtorët e tij kanë vepruar njëjtë si Mobaraku.