Zvicër, fitojnë nacionalistët që kundërshtojnë emigrimin
Bernë, 19 tetor - Nacionalistët e Partisë Popullore të Zvicrës (SVP), të cilët e kundërshtojnë ardhjen e emigrantëve në vendin e tyre, i kanë fituar zgjedhjet parlamentare në Zvicër.
Migrimi i popujve drejt Europës ka qenë vendimtar për zgjedhjet, ka deklaruar kryetari i SVP-së, Toni Brunner.\"
\"Përveç kësaj, ai ka thënë se do të zhvillojë debat më të madh për marrëveshjen e ardhshme mes Zvicrës dhe Bashkimit Europian, gjë që, sipas tij, i rrezikon themelet e demokracisë së drejtpërdrejtë në Zvicër.
Partia e tij e kishte përqendruar fushatën në premtimet për zvogëlimin e migrimit, ashpërsimin e ligjeve për marrjen e lejeqëndrimeve dhe ndalimin e keqpërdorimit të azilit politik.