11 Janar 2025

Zvicër, ambientalistët kërkojn kufizimin e emigracionit

Bernë, 5 nëntor - Një grup ambientalistësh zviceranë mblodhën një numër të mjaftueshëm firmash për të kërkuar mbajtjen e një referendumi kombëtar me qëllim kufizimin e emigracionit.

Grupi mjedisor “Ecopop” vlerëson se resurset natyrore dhe niveli i jetesës së Zvicrës po vendoset nën presion të vazhdueshëm si rrjedhojë e mbipopullimit.

Kërkesa e ambientalistëve është që numri i shtimit të popullsisë së emigrantëve në një vit të kufizohet në 0,2% dhe reduktimin e fondeve për këtë kategori, në mënyrë që paratë që kursehen të mbështesin politikat e planifikimit familjar dhe kontrollimit të popullsisë.

Zvicra ka një popullsi prej tetë milionë banorësh, çereku i të cilëve janë emigrantë ose zviceranë të natyralizuar.

Peticioni i “Ecopop” grumbulloi 120 700 firma, duke kaluar lehtësisht kufirin ligjor të 100 mijë firmave.

Në bazë të ligjit zviceran për demokracinë e drejtëpërdrejtë, referendumet mbahen deri katër herë në vit, për çështje nga më të ndryshmet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)