Zukorliq kërkon autonomi për Sanxhakun
Beograd, 5 nëntor - Muftiu i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer ef Zukorlic deklaroi se autonomia e Sanxhakut do të jetë një shtyllë stabiliteti në Serbi dhe Ballkan.
Në një intervistë për rrjetin televiziv Al-Jazeera tha se nuk ka asnjë dyshim se projekti i autonomisë të Sanxhakut është i nevojshëm për muslimanët që jetojnë në Serbi dhe se ajo është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.
Kushtetuta e njeh autonomi brenda Serbisë dhe se rruga për në Bashkimin Evropian është vetëm duke pranuar konceptin e rajonalizimit. Si pjesë e muslimanëve në Sanxhak tani shoh një shansë për ta zgjidhur këtë çështje, tha Zukorliq.
Ndërsa për Rasim Lajiqin dhe Sulejman Ugljaninin, ai u shpreh: Ata kanë treguar se nuk janë përfaqësues të muslimanëve në qeveri, por përfaqësuesit e qeverisë në mesin e muslimanëve, për të mbrojtur qeverinë nga muslimanët. Ata kanë shitur interesat e boshnjakëve vetëm për shkak të pushtetit.