Zoellick: SHBA të mos arrijë kurrë në pozicionin e zonës euro
Washington, 22 nëntor - Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, tha në një intervistë të hënën për gazetën Wall Street Journal se shpreson të mos shikojë kurrë SHBA-në në të njëjtin pozicion me zonën euro, duke bërë thirrje për ndihmë për të luftuar kundër krizës së borxhit.
Zoellick foli për vendimin e zonës për ti kërkuar Kinës të kontribuonte në përpjekjen për financimin e shteteve evropiane në vështirësi. Çështja u diskutua në samitin e G20 në Kanë në fillim të nëntorit, në të cilën kishte marrë pjesë edhe presidenti amerikan i Bankës Botërore.
Nëse ka një ndjenjë që më ka mbetur është ajo që nuk dua ta shoh kurrë SHBA-në në pozicionin të në cilën ishte Evropa në atë samit, shpjegoi ai.
Nuk kaloi pa më bërë përshtypje
kur pashë vendet në zhvillim përreth tavolinës, që shikonin evropianët thellësisht të paaftë të organizoheshin, dhe mendonin: hë, pra shikojini vendet që na jepnin mësim, tha Zoellick.
Për mua, ka diçka shqetësuese ose të pandërgjegjshme në atë që Evropa, ku të ardhurat mesatare për banorë janë 40.000 dollarë në vit, shkojnë ti kërkojnë ndihmë Kinës ku këto të ardhura janë 4.000 dollarë, vijoi ai.
Zoellick vlerësoi angazhimin e Pekinit në G20 për të reformuar modelin e tij ekonomik, për ta bazuar më pak tek eksportet.
Jam i impresionuar që një vend me një rritje ekonomike vjetore prej 10% që prej 30 vjetësh të thotë: prisni, duhet të ndryshojmë strukturën. Sepse ndoshta disa në Evropë dhe SHBA duhet të mendojnë për të ndryshuar strukturën e ekonomisë së tyre gjithashtu, nënvizoi ai.