Zjarri vret 38 persona në spitalin psikiatrik në Rusi
Moskë, 26 prill - 38 persona kanë vdekur në një spital psikiatrik në periferi të Moskës, pas një zjarri që shpërtheu të premtën në mëngjes, thotë ministria ruse e situatave emergjente.
Dy viktima thuhet se ishin punonjës shëndetëor të spitalit në qytezën Ramenshkoye, i cili u shkrumbua nga flakët.
Ministria njoftoi se medikamentet që kanë marr pacientët e spitalit para gjumit, mund të jetë shkaku kryesor përse kaq shumë veta humbën jetën në këtë incident, dhe vetëm një motër medicinale e dy pacientë shpëtuan.
Kjo terapi e pacientëve, sipas ministrisë, ndikon që pacientët të flenë gjumë pasi u shkakton disorientim, andaj arsyeton se ky mund të jetë shkaku pse skanë mundur të ikin nga flakët.
Vetëm 12 trupa të pajetë janë gjetur pas zjarrit, të cilin nuk dihet ende se si u shkaktua.
Policia megjithatë dyshon se problem elektrik mund ketë ndez flakët.