Zhivkoviç: Kosova de fakto është e pavarur
Beograd, 8 dhjetor - Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviç ka theksuar se Kosova de fakto është e pavarur.
Vetë fakti që Ivica Daçiç si kryeministër i Serbisë po bisedon me kryeministrin e Kosovës paraqet fakt të mjaftueshëm që po njihet Kosova, ka thënë Zhivkoviç.
Politikani serb thotë se vendi i tij nuk duhet ta pranojë kurrë Kosovën edhe pse ky qëndrim, sipas nuk do ta zvogëlojë pavarësinë faktike.
Statusi i Kosovës është zgjidhur, por ka mbetur ende punë në lidhje me mbrojtjen e serbëve që jetojnë atje, ka thënë Zhivkoviç për gazetën serbe Danas.
Sipas tij, atë që sot po bën qeveria aktuale serbe duhet të kishte ndodhur më parë.
Ai ka thënë se radikalët e rinj dhe socialistët demokratë e kanë rastin e fundit që ta zgjidhin lëshimin e madh që bën liderët e tyre të dikurshëm, Slobodan Millosheviç dhe Vojislav Sheshel.
Zhivkoviç ka qenë kryeministër në vitin 2003 dhe është pjesë e parisë që dikur drejtohej nga kryeministri i vrarë Zoran Xhinxhiç.