08 Janar 2025

Zhbogar: Përpjekje për afrimin e Kosovës me BE-në

Lubjanë, 31 janar - Ish-ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, i cili nga e mërkura merr postin e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, pret që Kosova të ndjekë rrugën e BE-së, ashtu si edhe disa vende të tjera të rajonit.

\"Së shpejti nisin negociatat e BE-së me Kosovën në lidhje me marrëveshjen e tregtisë dhe këta janë hapa që e bëjnë Kosovën të lëvizë drejt bllokut evropian, ka thënë Zhbogar.

“Edhe këtë vit janë në dispozicion rreth 70 milionë euro për projekte të ndryshme që ndihmojnë në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. Pra, Brukseli do të vazhdojë angazhimin që edhe Prishtina të zbatojë legjislacionin evropian”, ka thënë Zhbogar.

Zhbogar do të jetë edhe shef i Zyrës së BE-së në Prishtinë, që është nën autoritetin e përfaqësueses për politikë të jashtme të bllokut evropian, Kethrin Eshton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)