Zgjidhen pesë vendet e reja anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit
New York, 9 qershor - Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi Gjermaninë, Republikën Dominikane, Afrikën e Jugut, Belgjikën dhe Indonezinë si vende anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në periudhën 2019 -2020.
Gjashtë vende kandidate morën pjesë në konkurrim. Për arsye që vendet anëtare jo të përhershme janë të ndara sipas rajoneve, Gjermania, Republika Dominikane, Afrika e Jugut dhe Belgjika nuk kishin rivalë, dhe vetëm Indonezia e Maldivet konkurruan për një vend në rajonin e Azi-Paqësorit.
Fituesi zgjidhet me dy të tretat e votave.
Mandati i pesë vendeve që u zgjodhën fillon më 1 janar 2019, duke zëvendësuar Bolivinë, Etiopinë, Kazakistanin, Holandën dhe Suedinë.