Zgjedhjet serbe, Rasmussen bën apel për qetësi
Bruksel, 4 maj - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka kërkuar ruatjen e qetësisë gjatë zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Në një deklaratë të shefit të NATO-s, përsëritet gatishmëria e NATO-s për të vazhduar ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë në Kosovë.
Të dielën do të ketë votime në Kosovë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe. Un fuqishëm u bëj thirrje të gjithë liderëve dhe të gjitha komuniteteve që të tregojnë përmbajtje gjatë procesit të votimit.\"
\"Në këtë periudhë kyçe është me rëndësi të evitohen veprimet e njëanshme apo deklaratat, të cilat mund të nxisin tensione.\"
\"Prandaj unë mirëpres marrëveshjen e arritur për të lejuar OSBE-në të lehtësojë procesin dhe u bëj ftesë Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të sigurohet një votim i qetë dhe paqësorë, thuhet në këtë deklaratë.