14 Janar 2025

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç fiton me rreth 49 për qind të votave

Beograd, 17 mars - Rezultatet paraprake në zgjedhjet e parakohshme në Serbi tregojnë se Alksandër Vuçiç ka marrë rreth 49 % të votave, duke kryesuar kështu mbi kandidatët e tjerë.

Kjo është përqindja më e lartë e votave të fituara nga një parti ose koalicion që prej fillimit të zgjedhjeve shumëpartiake në Serbi.

Sipas rezultateve, tre parti të pakicave kombëtare siguruan të drejtën për të hyrë në parlament, duke përfshirë edhe Partinë për Veprim Demokratik të shqiptarëve.

Po kështu, në Preshevë, kandidati shqiptar, Riza Halimi ka siguruar pothuajse një vend në parlamentin serb. Procesi i votimit u mbyll në orën 20:00, sipas orës lokale.

Sipas të dhënave, këto zgjedhje rezultojnë me pjesëmarrjen më të ulët në historinë e Serbisë. Në zgjedhje kanë marrë pjesë 19 parti dhe koalicione, të cilat kanë garuar për 250 vendet e parlamentit.

Përgjithësisht situata ka qenë e qetë, ndër më shumë parregullsi janë hasur në Vojvodinë dhe në Zemun. ipas analistëve pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2012-ës.

Sondazhet para zgjedhore kanë treguar se partia e Aleksandër Vuçiç është prioritare për të qenë fituese, me plotë  44 % të votave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)