Zgjedhjet e përgjakshme në Venezuelë

Karakas, 31 korrik - Zyrtarët zgjedhorë në Venezuelë thonë se pjesëmarrja në zgjedhjet për asamblenë e përgjithshme ishte 41.5%, një shifër kjo që po kontestohet nga opozita.
Koalicioni i opozitës tha se 88% e votuesve abstenuan dhe se nuk pranojnë të njohin legjitimitetin e zgjedhjeve. Opozita bëri thirrje gjithashtu për më shumë protesta të hënën.
Zgjedhjet e së dielës u shoqëruan me dhunë, me protesta të përhapura dhe të paktën 10 vetë të vrarë. Nga ana tjetër presidenti Nicolás Maduro e përshëndeti rezultatin e zgjedhjeve, duke e quajtur si "fitorja më e madhe e revolucionit".
Kreu i Këshillit Kombëtar Zgjedhor (CNE), Tibisay Lucena, njoftoi të hënën se kishte pasur një "pjesëmarrje të jashtëzakonshme" prej më shumë se tetë milionë votuesve.
Ajo njoftoi gjithashtu se gruaja e presidentit Maduro, Cilia Flores, ishte midis të zgjedhurve si përfaqësuese, si dhe aleatët e ngushtë të presidentit Diosdado Cabello, Iris Varela dhe Delice Rodriguez.