12 Janar 2025

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

Zagreb, 18 maj - Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb, kanë njoftuar se kanë marrë vendim për zgjatjen e afatit për hyrjen në territorin e Republikës së Kroacisë, të qytetarëve të Kosovës që posedojnë vizë Schengen.

Sipas këtij vendimi, qytetarëve të Republikës së Kosovës që posedojnë vizë Schengen me validitet territorial të kufizuar (Valid for: Schengen States (–ES, GR, SK)) nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë, qëndruar apo kaluar transit përmes territorit të Republikës së Kroacisë, deri më 31 dhjetor 2013.

Gjatë vizitës në Zagreb, delegacioni i lartë i MPJ-së, ka pasur takime me përfaqësues të lartë kroatë, ku është konfirmuar vullneti i dyanshëm për thellimin bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe është konfirmuar përkrahja e Kroacisë për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në proceset euro-integruese.

Si rezultat i angazhimit të MPJ-së në krye me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, viteve të fundit është fuqizuar bashkëpunim dhe shkëmbimet e gjithanshme ndërmjet Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)