10 Janar 2025

Zëvendëspresidenti Biden do ta vizitoj Kosovën

Washington, 10 gusht - Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do ta vizitoj  javën e ardhshme  Kosovën dhe Serbinë.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për shpalljen e turneut ballkanik prej 15 e deri më 17 gusht, thuhet se zoti Biden do të mbajë takime me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por nuk është thënë se për cilat çështje do të diskutohet.

Prej zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara, sekretari i shtetit, John Kerry, e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Vizita e tij në Prishtinë ishte theksim i shqetësimeve perëndimore për ritmin e ngadalshëm të progresit, 16 vite pasi NATO-ja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e vuri Kosovën në rrugën e pavarësisë, raporton agjencia Reuters nga Uashingtoni, duke shtuar se Kosova, me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por vend sekular dhe në mënyrë të fuqishme pro-amerikan, e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)