Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Zgjerim viziton Kosovën
Sanino gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë do të takohet me përfaqësuesit kyç vendor dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu Kryeministrin në largim Hashim Thaçin, udhëheqësit e partive politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, si dhe me Përfaqësuesin Special të BE-së, Piter Feith dhe Shefin e Misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac.
Ai së bashku me përfaqësuesin e BE-së në veri, Ambasadorin Michael Giffoni, do të vizitojë edhe shtëpinë e BE-së.
Stefano Sannino i është bashkuar Komisionit Evropian në vitin 2002 si Këshilltar për Marrëdhënie të Jashtme dhe Tregti në kabinetin e Presidentit Romano Prodi. Në atë detyrë, ai ishte edhe përfaqësues i Presidentit në G8.
Në vitin 2005 është emëruar si Drejtor për Platformën e Krizave dhe Përfaqësues në Komisionin për Politikë dhe Siguri në kuadër të DP për Marrëdhënie me Jashtë.
Prej vitit 2006 deri në vitin 2008 ai është dërguar si Këshilltar Kryesor i Kryeministrit Italin për BE dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe si emisar në G8.
Në vitin 2008 ai është kthyer në Komisionin si Drejtor për Amerikën Latine dhe në vitin 2009 është emëruar si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i DP për Marrëdhënie të Jashtme, përgjegjës për Azinë dhe Amerikën Latine. Në vitin 2010 ai bëhet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i DP për Zgjerim.