26 Dhjetor 2024

Zëvendës ambasadori zviceran largohet nga Kosova

Prishtinë, 1 korrik - Zvicra ka tërhequr zëvendësambasadorin e saj nga Kosova, i cili muaj më parë u akuzua për vjedhje në një qendër stërvitjeje në Prishtinë.

Ministria e Jashtme zvicerane ndërmori vendimin për shkarkimin e diplomatit të saj, për shkak të rrënimit të imazhit të diplomacisë zvicerane.

Portali zviceran 20.min.ch e ka quajtur rastin skandaloz, duke theksuar se për 30 euro diplomati rrënoi imazhin e diplomacisë.

Zëvendësambasadori zviceran u xhirua duke vjedhur proteinë që kishin një vlerë prej 30 eurove në një palestër sportive në Prishtinë.

Rasti u zbulua nga kamerat e sigurisë së palestrës, ndërsa skandali u zbardh në Klan Kosova, duke tronditur diplomacinë zvicerane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)