Zelensky: Ushtarët e vrarë rusë braktisen në fushëbetej
Kiev, 28 mars - Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në muajin e dytë teksa palët duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.
Së fundmi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një dalje mediatike ka kritikuar autoritetet ruse për trajtimin e ushtarëve të tyre të rënë në front.
Sipas Zelensky trupat e ushtarëve rusë të vdekur braktisen në fushëbetej ose i kthejnë në atdhe në “qese plehrash”.
Lajmin e ka konfirmuar dhe raportuar The Kyiv Independent.
"Është e frikshme. Kur mendon se kështu i trajtojnë njerëzit e tyre, imagjino si i trajtojnë të tjerët? Është barbare dhe do të përfundojë keq," shtoi ndër të tjera në një intervistë për mediat presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.