Zelanda e Re goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm
Wellington, 22 shkurt - Qyteti Christchurch në Zelandën e Re brenda pesë muajsh është goditur për herë të dytë nga një tërmet i fuqishëm.
Kanalet televizive lokale treguan pamje të shtëpive dhe rrugëve të shkatërruara su dhe njerëz të kalpuar nga paniku.
Sipas të dhënave të kryeministrit John Key si pasojë kanë humbur jetën të paktën 65 vetë. Pritet që numri i viktimave të rritet edhe më shumë.
Shumë njerëz ndodhen ende nën gërmadha.