Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm
Wellington, 21 korrik - Një tërmet i fuqishëm me intensitet 6.9 shkallë e ka goditur Zelandën e Re.
Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se tërmeti ka ndodhur afër kryeqytetit Uellington.
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme ose viktima në njerëz.
Inspektori i policisë në Uellington, Marty Parker, tha se ka pasur dëme të vogla strukturore, për shkak të së cilave disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa rrymë elektrike.
Qendra për Cunami e Paqësorit nuk ka dhënë alarm për cunami.
Tërmeti i sotëm ishte më i fuqishmi nga një seri e tërmeteve që e kanë goditur rajonin gjatë disa ditëve të kaluara.
Zelanda e Re shtrihet në të ashtuquajturën Unazë të Zjarrit, kufiri i rrathëve tektonikë ndërmjet Australisë dhe Paqësorit, dhe ka raste kur është goditur nga 15 mijë dridhje në vit.
Në vitin 2011, nga tërmeti me intensitet 6.3 shkallë, në qytetin Kristçërç, janë vrarë 185 vetë dhe janë shkatërruar shumë ndërtesa.