11 Janar 2025

Zëdhënësat e institucionëve të Kosovës në vizitë zyrtare në SHBA

Washington, 5 mars - Një delegacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i përbërë nga drejtorë të zyrave të komunikimit të Qeverisë, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, në kuadër të programit të Lidershipit Ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Washington, delegacioni i kryesuar nga Arianit Bytyçi, drejtor i  Zyrës për Komunikim të Kryeministrit, ka zhvilluar takime në Departamentin e Shtetit me drejtorin e Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, Jonathan Moore, me drejtorin e Zyrës së Mediave në Departamentin e Shtetit, Chris D. Hensman, si dhe ka zhvilluar takime në Departamentin e Drejtësisë, në Pentagon dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Delegacioni është pritur edhe në Qendrën Kombëtare të Mediave të Huaja, dhe në Pew Research Center - Projekti per ekselencë ne gazetari.

Po ashtu, delegacioni ka bërë një vizitë në Ambasadën e Kosovës në Uashington, ku është pritur nga ambasadori Akan Ismaili me bashkëpunëtorë.

Drejtori i Zyrës për Komunikim në Qeverinë e Kosovës, Arianit Bytyçi i vlerësoi lartë takimet e zhvilluara me zyrtarët e lartë amerikanë në Washington.

“Qeveria po bën të gjitha përpjekjet për avancimin e mëtejmë të transparencës dhe komunikimit efektiv dhe efikas me publikun. Takimet në Uashington me homologët tanë ishin një rast i mirë për të parë nga afër funksionimin e zyrave të komunikimit në një vend model të demokracisë dhe te respektimit të fjalës së lirë, por edhe të përgjegjësisë për fjalën e lirë, siç është SHBA-ja", theksoi Bytyçi.

Delegacioni kosovar është duke vazhduar vizitën në kryeqytetin e Karolinës së Veriut, në Raileigh dhe në qytetin tjetër amerikan të Karolinës së Veriut, në Charlote. Në Railegh, delegacioni ka pasur takime në Zyrën e Guvernatorit të Karolinës së Veriut dhe në Zyrën e Sekretares së Shtetit të Karolinës së Veriut.

Në përbërje të delegacionit të zyrave të komunikimit që po qëndrojnë në SHBA me ftesë të Departamentit të Shtetit, përveç drejtorit të Zyrës së Komunikimit të Zyrës së Kryeministrit, Arianit Bytyçi, janë edhe Ismet Cakiqi, koordinator i kësaj Zyre, Ibrahim Shala, drejtor i Zyrës së Komunikimit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, Besa Bytyçi-Baraliu, drejtore e Zyrës së Komunikimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Zeqir Bekolli, drejtor i Zyrës së Komunikimit në Ministrinë e Administratës Publike, Drilon Zogaj, zyrtar i lartë për komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Muharrem Shahini, drejtor i Zyrës së Komunikimit në Ministrinë e Financave, Shefqet Zeka, zyrtar i lartë për komunikim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Lumnije Demi, drejtore e Zyrës së Komunikimit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Faik Hoti, drejtor i Zyrës së Komunikimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)