13 Janar 2025

Zbutet të ftohtët arktik në SHBA

New York, 9 janar - Në Shtetet e Bashkuara, ku këto ditë i ftohti ka shënuar temperatura rekord, të rrezikshme për jetën, ka filluar tashmë një zbutje e tyre.

Në pjesën qendrore të vendit temperaturat pritet që nesër të arrijnë në nivelin normal, ndërsa në pjesën lindore pritet që nga fundi i javës moti të jetë si pranverë.

Fundi i ngricave po mirëpritet nga industria e aviacionit, e cila u detyrua të anulojë mbi 11 mijë fluturime në një periudhë 4-ditore.

Të ftohtët arktik, që shkaktoi gjithashtu ndërprerjen e shërbimit të trenave dhe detyroi zyrtarët të mbyllin mijëra shkolla, mendohet se ka shkaktuar të paktën 20 vdekje në mbarë vendin.

Temperaturat 10-20 gradë celsius nën zero në qytete si Chikago dhe Minneapolis, u shtrinë më pas edhe pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Dje temperatura ishte minus 10 gradë Celsius në Uashington, Nju Jork, Filadelfia dhe Boston, por era e bënte të ndjehej shumë më ftohtë se aq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)