15 Janar 2025

Zbulohet lidhja mes Tony Blair dhe grusht shtetit ne Egjipt

Prishtinë, 2 qershor - Sapo kanë dalë akuza të reja mbi lidhjet ndërmjet Tony Blair dhe regjimit ushtarak të grushtit të shtetit.Sipas një raporti te botuar në ”The Mail”, Alistair Campbell, spin-doktor i Blair, si quhen ndryshe njerzit që kujdesen për mardhënjet me publikun, ka vizituar Egjiptin për bisedime të gjata me ekipin e Abdel Fatah Al- Sisit, duke u dhënë këshilla se si duhet mbrojtur grusht shtetin në media.

Gazeta citon burime anonime diplomatike në Kajro, që thonë se Campbell foli me ndihmësit e lartë të Al- Sisit, si dhe politikanë të tjerë, duke kërkuar korrigjim për “problemin e imazhit” jashtë vendit.

“The Mail” njoftoi se këshilltarët e Al- Sisit kanë vizituar SHBA-në dhe Brukselin në një mision për të nxitur një imazh më pozitiv të regjimit, me qëllim për të ndihmuar fshehjen e mizorive të kryera ndaj protestuesve, vecanërisht ndaj përkrahësve të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursin.

Campbell ka diskutuar \"perceptimet në mediat ndërkombëtare për Egjiptin\", ndërsa Blair e ka vlerësuar tejet grushtin ushtarak të shtetit, duke e cilësiar atë si \" shpëtim \" të Egjiptit.Menjëherë pas grushtit të shtetit më korrik 2013, miliarderi egjiptian Naguib Sawiris priti Blairin në jahtin e tij në San Trope. Mail citon Amr Musan, një këshilltar të Al- Sisit, i cili tha se Blair ka vizituar \"disa herë vendin\" dhe \"e di se çfarë është e nevojshme për Egjiptin\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)