10 Janar 2025

Zbulohet identiteti i terroristët që ndërmori sulmin në Stamboll

Ankara, 4 janar - Zbulohet identiteti i terroristit, i cili ndërmori sulmin ndaj një klubi të natës në lagjen Ortakoy të Stambollit, me çrast u vranë 39 persona.

Kjo deklaratë erdhi nga Ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu gjatë pjesëmarrjes së tij në panelin editorial të agjencisë së lajmeve Anadolli (AA).

Çavushollu bëri të ditur se është zbuluar identiteti i terroristit, i cili ndërmori sulmin dhe se janë duke u zhvilluar hetimet për zbulimin e lidhjeve të tij.

Ndërkohë në operacionin e ndërmarr në Izmir ndaj personave të dyshuar për lidhje me terroristin janë ndaluar 20 persona për të cilët dyshohet se janë anëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Me mbështetjen e ekipeve speciale të policisë në nënprefekturat Bornova dhe Buxha (Buca) të Izmirit u bastisën 4 adresa dhe u ndaluan 20 të dyshuar në mesin e të cilëve 11 gra nga Dagestani, Turkistani Lindor dhe Siria.

Gjatë bastisjes së shtëpive ku ishin akomoduar të dyshuarit, u gjetën dhe konfiskuan një dylbi snajperi dhe dylbi nate, brez ushtarak, një çantë, aparat GPS dhe disa materiale tjera ushtarake.

Pretendohet se të dyshuarit kanë qenë së bashku në shtëpinë e njëjtë me terroristin në celulën në Konja.

Bëhet e ditur se pas marrjes në pyetje të të dyshuarve do të mund të ketë edhe arrestime të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)