22 Dhjetor 2024

Zbulohen plane për vrasjen e Presidentit serb

Beograd, 13 prill - Rrjeti kriminal i trafikut të drogës, i drejtuar nga Darko Sariç, akuzohet se planifikonte vrasjen e Presidentit serb, Boris Tadiç.

Burimet zyrtare njoftojnë se shërbimet sekrete serbe gjatë hetimit të bandës së Sariçit kanë zbuluar disa plane të tyre për vrasjen e Tadiçit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë serbë.

Klani Sariç besohet të jetë një ndër furnizuesit kryesorë të Evropës me kokainë. Besohet se vetëm në Serbi ky grup ka pastruar 1.3 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)