08 Janar 2025

Zbogar nisi sot zyrtarisht detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së

Prishtinë, 6 shkurt - Ish Ministri i Jashtem slloven, Samuel Zbogar, ka nisur sot zyrtarisht detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë.

Mandati i tij do të zgjasë deri më 30 qershor 2013. Më herët ai ka thënë se prioritet në punën e tij do të ketë përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës, por edhe të shteteve të tjera të rajonit.

Që kjo të arrihet, Kosova duhet të vazhdojë me zhvillimin e institucioneve, sundimin e ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Si një detyrë shumë të rëndësishme Zbogar ka përmendur përmirësimin e raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.

Zyra e BE-së në Kosovë është një nga më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor, me personelin prej rreth 85 persona.

Diplomati slloven në detyrën e shefit të Zyrës së BE-së është emëruar nga përfaqësuesja për politikë të Jashtme, Catherine Ashton. Emërimin e tij më 25 janar e ka konfirmuar edhe Këshilli i BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)